Shkatërrimi i lëndëve kimike, Rama: E kemi të pamundur
Tiranë, 15 nëntor - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi se Shqipëria e ka të pamundur që të përfshihet në operacionin e shkatërrimit të lëndëve kimike siriane.
Në një deklaratë disa minutëshe të ndjekur me interes maksimal nga qytetarët, Rama shprehu qëndrimin e tij, arsyet se përse e çuan në këtë vendim, ndërsa sulmoi ata që tentuan të hedhin baltë mbi procesin e diskutimeve me aleatët, duke e akuzuar atë se kishte mashtruar shqiptarët dhe se e kishte marrë tashmë vendimin për sjelljen e këtyre lëndëve në Shqipëri.