Shënohet 12 vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit
Washington, 11 shtator - Me rënien e një këmbane të përcjellur nga një trumpetë sot në Shtëpinë e Bardhë është shënuar 12 vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit që e ndryshuan tërë botën.
Presidenti Barack Obama, zonja e parë, Michelle, zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden me bashkëshorten Jill kanë marrë pjesë në aktivitetin e thjeshtë ku është mbajtur edhe një minutë heshtje në kujtim te rreth 3 mijë viktimave që u vranë gjatë sulmeve të 11 shtatorit 2001.
Shtëpia e Bardhë më herët ka thënë se ekipi i sigurisë kombëtare i Obamës është duke ndërmarrë hapa që të evitojë sulme terroriste që kanë të bëjnë me përvjetorin e së mërkurës qe pwrfshinw edhe një kërcënim të fundit të Al Kaedës që ka çuar deri te mbyllja e 19 misioneve diplomatike muajin e kaluar.