Sheiku i Emirateve të Bashkuara Arabe la bakshish 50 mijë euro
Podgoricë, 21 dhjetor - Princi trashëgimtar i Emirateve të Bashkuara Arabe, sheiku Mohamed bin Zajed bin Sultan Al Nahian, gjatë një vizite disa ditë më parë në Malin e Zi, i la personelit të kompleksit ekskluziv rezidencial të Villa Goricas, një bakshish me vlerë 50 mijë euro
Përpara se të mbërrinte në Podgoricë, ku ai ndenji vetëm një natë, sheiku kërkoi listën e personelit të Villa Goricas, nga kamarierët, te kuzhinierët dhe deri te personeli i sigurisë duke përgatitur për secilin nga një zarf me të paktën 1 000 euro brenda.
Villa Gorica është kompleks rezidencial i kohës së ish-Jugosllavisë dhe sot shërben për vizita turistike, për pritje dhe takime zyrtare. Personeli i saj merr një pagë deri në 600 euro në muaj.