Shefi i UNMIK-ut viziton Beogradin
Beograd, 20 nëntor - Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Farid Zarif, do të takojë sot në Beograd presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq, kryeministrin Ivica Daçiq dhe shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin.
Zarif do të nisë takimet me Vulinin, ka bërë të ditur presidenca serbe.
Ajo nuk ka dhënë detaje për temat konkrete të bisedave.