Shefi i EULEX-it, Xavier de Marnac sot në Tiranë
Prishtinë,2 dhjetor - Shefi i misionit EULEX në Kosovë, Xavier de Marnac, sot do të vizitojë Tiranën për herë të pare në cilësinë e shefit të misionit evropian.
Marnhac do takohet me ministrat shqiptar për drejtësi punë të brendshme dhe financa.
Kjo është në vazhdën e vizitave të cilat përfshijnë ato në Beograd, Shkup dhe Podgoricë dhe ofron mundësi për të diskutuar mbi luftimin e krimeve serioze në kontekstin rajonal dhe çështjet e lidhura me sundimin e ligjit në të cilat është i përfshirë EULEX-i, thuhet në komunikatë.