Shefi i EULEX-it De Marnhac viziton sot Shqipërinë
Tiranë, 5 tetor - Me ftesë të Zëvëndëkryeministrit dhe ministrit të jashtëm Edmond Haxhinasto mbërrin sot për vizitë në Tiranë, shefi i Misionit të Bashkimit Europian për Rend dhe Ligj në Kosovë, EULEX, Xavier Bout de Marnhac.
De Marnhac do të takohet sot në orën 10:00 me ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto ndërsa më pas do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Shefi i EULEX-it do takohet më pas me Ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani dhe do të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi mes komponentit të Policisë së EULEX-it dhe Policisë së Shtetit.