11 Janar 2025

SHBA zgjeron sanksionet ndaj Rusisë

Washington, 24 dhjetor - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë zgjeruar listën e sanksioneve, e njohur ndryshe edhe si Lista e Zezë.

Administrata amerikane në “listën e zezë” ka shtuar edhe 34 persona dhe institucione me arsyetimin se këta prishin sigurinë dhe stabilitetin e Ukrainës ose tentojnë të çajnë sanksionet aktuale që SHBA zbaton ndaj Rusisë.

Zyra e Departamentit amerikan të Thesarit për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC) deklaroi se një pjesë e rëndësishme e individëve dhe korporatave që janë përfshirë në listën e zezë kanë lidhje me biznesmenët e njohur rusë, Gennaddy Timchenko, Arkady Rotenberg dhe Boris Rotenberg.

Në mars të vitit 2014 qeveria amerikane kishte nisur zbatimin e sanksioneve kundër këtyre emrave, të cilët Uashingtoni i cilëson si “rrethe të ngushta” të udhëheqjes ruse, me arsyetimin se këta individë i sigurojnë mbështetje financiare autoriteteve të larta ruse ose veprojnë e punojnë në emër të tyre.

Kurse në mesin e 6 separatisteve ukrainas që janë përfshirë në listën e zezë për shkak të nismave të tyre për të prishur sigurinë ose stabilitetin e vendit të tyre bëjnë pjesë edhe Serhiy Kozyakov, Vladyslav Deynego, Sergey Tsyplakov, Vasily Nikitin dhe Aleksandr Kofman.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)