09 Janar 2025

SHBA vlerësojnë miqësinë e fuqishme me Kosovën

Washington, 15 shkurt - Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, në emër të presidentit Donald Trump, uroi qytetarët e Kosovës për përvjetorin e nëntë të pavarësisë.

“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë miqësinë e fuqishme me Kosovën, të bazuar në aspiratat për stabilitet, paqe dhe begati për të gjithë qytetarët tanë”, tha Tillerson në deklaratën për media, të postuar në ueb-faqen e Departamentit amerikan të Shtetit.

Ai ka përshëndetur përparimin që ka bërë populli i Kosovës në zhvillimin e institucioneve demokratike dhe multietnike gjatë nëntë vjetëve pavarësi”, tha Tillerson.

Tillerson po ashtu përmendi medaljen e parë olimpike që ka fituar Kosova në vitin 2016 dhe ndeshjen e parë të ekipit futbollistik të Kosovës në FIFA, duke thënë se SHBA “ka qenë e lumtur” t’i shohë këto zhvillime.

“Presim arritje të vazhdueshme të Kosovës derisa ajo punon në forcimin e sundimit të ligjit, në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe ndërton raporte pozitive me fqinjët e saj dhe me gjithë botën”, tha Tillerson.

Ai theksoi se SHBA mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën që të ketë sukses.

“Do të vazhdojmë të punojmë me udhëheqësit dhe njerëzit e saj në ndjekje të paqes dhe begatisë”, tha Tillerson.

Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008. Atë e kanë njohur 113 vende të botës, në mesin e tyre SHBA-ja dhe shumica e shteteve të Bashkimit Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)