14 Janar 2025

SHBA vendosin kufizime vizash lidhur me Ukrainën

Washington, 7 mars - Shtetet e Bashkuara vendosën kufizime vizash për rusët dhe banorët e Krimesë, që siç thuhet në vendim, përbëjnë kërcënim për Ukrainën.
 
Po ashtu Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se Presidenti Obama lëshoi një vendim ekzekutiv që autorizon sanksione ndaj grupeve dhe individëve “përgjegjës për aktivitetet që minojnë proceset demokratike ose institucionet e Ukrainës”.
 
Vendimi ekzekutiv u drejtohet zyrtarëve që kanë përvetësuar pasuri shtetërore të Ukrainës ose që synojnë të ushtrojnë pushtet qeveritar pa qënë të autorizuar nga qeveria e re e Ukrainës në Kiev.

Këto sanksisone u shtohen masave të mëparshme të marra nga Shtetet e Bashkuara, si pezullimi i bisedimeve dy-palëshe me Rusinë për tregëtinë, pezullimi i takimeve të tjera dy-palëshe, si dhe pezullimi i përgatitjeve në bashkëpunim me vendet e tjerta të G-7 për takimin e G-8, që ishte planifikuar të zhvillohej në qershor në Soçi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)