27 Dhjetor 2024

SHBA vendos sanksione ndaj Iranit pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore

Washington, 7 gusht - Shtëpia e Bardhë njoftoi të hënën se presidenti Trump do të rivendosë sanksione ndaj Teheranit në sektorin e automjeteve, ndaj arit dhe metaleve të tjera të çmuara si dhe ndaj rialit iranian. Këto masa do të hyjnë në fuqi më 7 gusht 2018.

Në përgjigje të kësaj, Komisioni Europian njoftoi po atë ditë se do të zbatojë rregulloret më të fundit kundër sanksioneve për të mbrojtur interesat e shtetasve dhe të kompanive të BE-së.

Shtëpia e Bardhë deklaroi se do të vendosen sanksione mbi Iranin që blejnë ose fitojnë dollarë amerikanë, sanksione mbi tregtimin e arit dhe metaleve të tjera të çmuara, sanksionet mbi shitjen, furnizimin ose tregtimin e metaleve si alumini dhe çeliku, si dhe grafit, qymyr dhe softuerë të caktuar, transaksione lidhur me monedhën iraniane dhe aktivitete lidhur me lëshimin e bonove nga qeveria iraniane si dhe ndaj industrisë iraniane të automjeteve.

ShBA-ja do të rivendosë pjesën tjetër të sanksioneve ndaj Iranit më 5 nëntor, duke përfshirë sanksione mbi portet si dhe sektorin e anijeve, industrinë e energjisë, tregtinë e naftës, institucionet e huaja financiare që kryejnë transaksione me Bankën Qendrore të Iranit etj.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, mbajti një deklaratë të përbashkët me ministrat e jashtëm të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë po atë ditë, ku shprehu keqardhje për sanksionet e ShBA-së kundër Iranit dhe beson se mbrojtja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse mbi çështjen bërthamore të Iranit është e rëndësishme për marrëveshjet ndërkombëtare.

Ajo shtoi se së bashku me tre vendet do të mbrojnë interesat legjitime të kompanive europiane dhe iraniane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)