15 Janar 2025

SHBA vazhdon edhe një vit sanksionet kundër Sirisë

Washington, 8 maj - Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama në një letër drejtuar Kongresit amerikan ka shtyrë edhe për një vit gjendjen e jashtëzakonshme dhe sanksionet amerikane kundër Sirisë.

Sipas një njoftimi të agjencisë Fars të lajmeve, gjendja e jashtëzakonshme lidhur me Sirinë për herë të parë është deklaruar nga presidenti amerikan më 11 maj 2004.

Sanksionet amerikane kundër Sirisë janë shtuar në vitet 2006 dhe 2008 dhe më në fund Sirinë e përfshiu kriza.

Në bazë të këtij ligji një numër i madh të afërmish dhe funksionarësh të qeverisë siriane, janë vendosur në listën e sanksioneve dhe kapitali i tyre është bllokuar siç u është e ndaluar të kryejnë transaksione bankare apo tregtare.

Gjithashtu është shpallur e ndaluar eksporti i produkteve amerikane në Siri.

Vendimi i djeshëm i presidentit Obama u mor njëkohësisht me vizitën e Ahmed Xherbas në Uashington kreut të aleancës opozitare jashtë Sirisë.

Ky i fundit në një konferencë për shtyp që mbajti në Uashington kërkoi më shumë mbështetje nga vendet perëndimore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)