ShBA ul statusin e diplomatëve të BE-së
Washington, 10 janar - Zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE) janë ankuar që Shtetet e Bashkuara te Amerikës (SHBA) kanë ulur statusin e diplomatëve të BE-së pa njoftuar Brukselin.
Ky ndryshim do të thotë që diplomatët e BE-së në Uashington do të ftohen në veprimtari të nivelit të lartë më pak se në kohën e ish-presidentit Barak Obama.
Kjo u vërtetua në ceremoninë e varrimit të ish-presidentit Xhorxh H. W. Bush të zhvilluar më 5 dhjetor, kur përfaqësuesi i BE-së ishte ndër të fundit që u ftua të bëjë homazhe.
Trump-i shpesh e ka shfaqur pakënaqësinë e tij ndaj BE-së dhe ka mbështetur largimin e Britanisë nga BE-ja.