15 Janar 2025

SHBA, thirrje vendeve të NATO-së të rrisin gatishmërinë

Uashington, 3 maj - Në dritë të përshkallëzimit të situatës ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, në politikën globale vërehen ngritje tensionesh edhe midis Uashingtonit dhe Moskës, që ngjanë shumë me retorikën e Luftës së Ftohtë.

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel u ka bërë thirrje vendeve aleate në NATO të rrisin gatishmërinë sepse (historia) ‘do t’i gjykojë ashpër’ në qoftë se nuk rrisin buxhetin e mbrojtjes si përgjigje ndaj sfidës së Rusisë.

"Nuk mjafton vetëm të flasim me njëri-tjetrin, por udhëheqësit e vendeve tona duhet të kuptojnë se cilat janë pasojat e bllokimit fiskal,” tha Hagel në një fjalim që mbajti dje në Qendrën Woodrow Wilson në Washington.
 
“Tani më shumë se kurrë më parë është koha për një forcë të bashkuar për të rivendosur baraspeshën ushtarake në Evropë,” tha Hagel. Ai shtoi se përgjigja e deritashme e Aleancës ndaj Rusisë ka qenë e vendosur, mirëpo tërhoqi vërejtjen se ‘në një periudhë më afatgjate pritet që Rusia të testojë qëllimin, qëndrueshmërinë dhe përkushtimin e Aleancës’.
 
SHBA kontribuojnë më shumë se 22 për qind të buxhetit të përgjithshëm të aleancës 28 anëtarëshe, që shefi i Pentagonit e quajti një ‘mospërputhje historike.’ Vetëm një pjesë të vogël e vendeve të NATO-së përmbushin marrëveshjen për ndarje të paktën 2 për qind të buxhetit të tyre për mbrojtje.
 
Fjala e Sekretarit Amerikan të mbrojtjes erdhi një ditë pasi Alexander Vershbow, zëvendëssekretar i përgjithshëm i NATO-së deklaroi se aleanca tani duhet ta konsiderojë Rusinë si një kundërshtar, e jo më si një partner.
 
"Është e qartë se kemi dy vizione të ndryshme kur është fjala tek siguria evropiane," tha Vershbow në një takim me gazetarë në Washington.

Ai ka shtuar se Aleanca duhet të mbrojë sovranitetin dhe lirinë e fqinjëve të Rusisë, sepse ‘Rusia, nën maskën e mbrojtjes së interesave ruse, qartë po bënë përpjekje të rivendosë hegjemoninë dhe të kufizojë sovranitetin e këtyre vendeve’.rtk

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)