29 Dhjetor 2024

ShBA tërhiqet nga Pakti i OKB-së për emigrantët dhe refugjatët

New York, 4 dhjetor - Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të tërheqë Shtetet e Bashkuara nga Pakti i OKB-së për menaxhimin e krizave të emigrantëve dhe refugjatëve, pasi ai beson se ky Pakt është "i papajtueshëm" me politikën e tij të emigracionit.

Për këtë, Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Miroslav Lajçak shprehu keqardhje.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u informua se "Deklarata e Nju-Jorkut" përmban shumë dispozita që nuk janë në përputhje me politikat e emigracionit dhe refugjatëve në Shtetet e Bashkuara. Si rezultat, Presidenti Trump vendosi t'i japë fund përfshirjes së ShBA-së në përgatitjen e Paktit që synon të formojë një konsensus ndërkombëtar në OKB në 2018-n.

Sipas administratës, "Në Deklaratën e Nju Jorkut për Refugjatët dhe Emigrantët (2016), të gjitha vendet anëtare të OKB-së pranuan se asnjë shtet nuk mund të menaxhojë i vetëm emigracionin ndërkombëtar. Vendet anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ranë dakord për të përmirësuar qeverisjen ndërkombëtare mbi emigracionin (pritja, asistenca, riatdhesimi, etj.)," deklaroi zëdhënësi i Lajcak, Brenden Varma.

"Roli i Shteteve të Bashkuara në këtë proces është kritik, pasi ka mirëpritur historikisht dhe bujarisht njerëz nga i gjithë globi dhe ka numrin më të madh të emigrantëve ndërkombëtarë në botë. Si e tillë, ShBA-ja ka përvojën për të siguruar që ky proces të ketë rezultat të suksesshëm."

Lajcak theksoi se emigrimi është një fenomen global që kërkon një përgjigje globale dhe se multilateralizmi mbetet mënyra më e mirë për të adresuar sfidat globale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)