29 Dhjetor 2024

SHBA-të të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën

Washington, 8 shkurt - Ne ditën e dytë të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar Wess Mitchell, Ndihmës Sekretar i Shtetit për Evropën.

Kryeministri Haradinaj e vlerësoi lartë ndihmën e SHBA-së për Kosovën në çlirimin e saj dhe në shtetndërtim.

Kryeministri Haradinaj tha se prania afatgjate e SHBA-së në Kosovë, edhe diplomatike por edhe ushtarake, e ndihmon jo vetëm vendin por edhe gjithë rajonin në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Ai tha se përkrahja e SHBA-së për Kosovën në konsolidimin ndërkombëtar, rrugën e anëtarësimit në BE dhe në zhvillimin e saj ekonomik dhe demokratik si dhe forcimin e institucioneve, është e nevojshme.

Kryeministri Haradinaj theksoi se Kosova ka përshpejtuar përmbushjen e agjendës së saj të reformave evropiane duke punuar me përkushtim edhe në zbatimin e MSA-së që do ta ndihmojë në hapjen e kapitullit të ri të aplikimit për vendin kandidat për anëtarësim në BE.

Kryeministri Haradinaj tha se dialogu me Serbinë është i paalternativë por theksoi se ai duhet të afatizohet dhe të përmbyllet me njohjen reciproke.

Ai tha se përfshirja e SHBA-së në dialog është me rëndësi për të dhënë rezultate dhe për ta përmbyllur këtë proces.

Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropë, Wess Mitchel, shprehu mbështetjen e vendit të tij në rrugën demokratike të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)