SHBA-të të inkurajuara që Kosova do të hetojë deportimin e turqve
Washington, 3 prill - Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, duke komentuar për incidentin e fundit mes Kosovës dhe Turqisë, i tha Zërit të Amerikës se SHBA janë të inkurajuara për faktin që institucionet shtetërore të Kosovës kanë njoftuar vendosmërinë e tyre për të shqyrtuar këtë ngjarje dhe për të përmirësuar garancitë procedurale për mbrojtjen e të drejtave në bazë të procesit ligjor.
Transparenca dhe angazhimi ndaj procesit të rregullt ligjor dhe sundimit të ligjit, - tha zëdhënësi, - janë jetike për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe për aspiratat euro-atlantike.
Për pyetje të tjera, - tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, - mund t’i drejtoheni qeverive të Kosovës dhe Turqisë.