SHBA te shqetësuara me institucionet paralele

Washington, 16 shtator - Ndihmës Sekretari amerikan i byrosë për Demokraci dhe të drejta të njeriut, Thomas O Melia ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë në vazhdimësi të shqetësuara me institucionet paralele të cilat po pengojnë qeverisjen në Kosovë.
Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë të punojnë me Kosovën dhe fqinjët e saj në veçanti me Serbinë në mënyrë që Kosova të jetë në paqe me fqinjët e saj në Ballkan.
Në një pronocim për Radio Kosovën, zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm pavarësinë e Kosovës dhe se janë të përkushtuara për të forcuar demokracinë atje.
Ne kemi ambasadorin Dell që është shumë aktiv në këtë aspekt është përgjigjur në pyetjen e Radio Kosovës, gjatë një konferencë online me gazetarë të vendeve të ndryshme O Melia.