12 Janar 2025

SHBA-të përkrahin agjendën e integrimeve evropiane për Kosovën

Washington, 12 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u prit në Shtëpinë e Bardhë nga Zëvendëssekretari i Shetit, William Burns.

Kryeministri Thaçi fillimisht, në emër të Qeverisës së Republikës së Kosovës  falënderoi zëvendëssekretarin e Shtetit, Burns për ndihmën e vazhdueshme dhe kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që ndihmuan dhe përkrahën Kosovën në momentet vendimtare, si në të kaluarën ashtu edhe në konsolidimin e shtetit të ri.

Kryeministri Thaçi e njoftoi zëvendëssekretarin e Shtetit për Marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Bruksel, dhe tha se kjo marrëveshje duhet të fillojë të implementohet nga të dyja palët.

Në tërë procesin e Marrëveshjes së Brukselit, kontributi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë jo vetëm mbështetës, por e garantues se një marrëveshje e arritur midis dy vendeve me një konflikt të vjetër, do të jetë në dobi të të dyja vendeve, që synojnë, të pavarura integrimin në institucionet euroatlantike. Ndihma e SHBA-së gjithmonë ka qenë vendimtare, tha kryeministri Thaçi.

Kryeministri Thaçi tha se Kosova është e gatshme për fillimin e implementimit të kësaj Marrëveshjeje, duke bërë edhe ndryshimet legjislative, që do të miratohen në Kuvendin e Kosovës. Qeveria e Kosovës është duke dërguar mesazhe te qytetarët e veriut, në mënyrë që të përmirësohet jeta e qytetarëve në atë pjesë të Kosovës.

Në takim kryeministri Thaçi foli edhe për agjendën e Kosovës për njohjet ndërkombëtare, dhe falënderoi administratën e SHBA-ve për kontributin e dhënë në drejtim të njohjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga shumë shtete të botës.

Duke folur për perspektiven evropiane të Kosovës, kryeministri Thaçi i tha Biden se Kosova të ardhmen e saj në BE nuk e kërkon duke u thirrur në parime morale, por edhe duke i përmbushur kriteret e caktuara. Qytetarët  e Kosovës janë të vetmit në rajon që kanë nevojë për viza për të udhëtuar në BE.

Qeveria e Kosovës do të angazhohet që të përmbush të gjitha kriteret për t'u bërë pjesë e institucioneve të BE-së dhe NATO-s, duke prodhuar argumente për mbështetje nga administrata e SHBA-ve, tha mes tjerash kryeministri Thaçi.

Zëvendëssekretari i Shtetit, Burns, shprehu mirënjohje për Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Thaçi për arritjen e Marrëveshjes dhe shprehu besimin se do të fillojë implementimi i saj.

Zëvendëssekretari Burns siguroi përkrahjen e SHBA-ve për Marrëveshjen e arritur, dhe se në të ardhmen nuk do të mungojë asnjëherë kontributi i SHBA-ve që kjo Marrëveshje të jetësohet.

Po ashtu, zëvendëssekretari Burns  theksoi se SHBA-të përkrahin agjendën e integrimeve evropiane për Kosovën si dhe do të kontribuojnë në rritjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Në takim me zëvendëspresidentin e SHBA-ve, Joe Biden, ishin të pranishëm ministri Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe ministrja e Integrimeve evropiane, znj. Vlora Çitaku.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)