SHBA-të organizojnë samitin e liderëve politik në Baltimor
Washington, 14 mars - Sipas paralajmërimeve të organizatorit në këtë konferencë, e para e këtij lloji, do të marrin pjesë pothuajse të gjithë liderët nga rajoni, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, por aty nuk do të jenë edhe përfaqësuesit nga shteti serb, të cilët do të bojkotojnë konferencën për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës, shkruajnë mediat serbe.
Tomas Kantrimen, zëvendës ndihmës i sekretarit të Shtetit, ka thënë se bojkotimi i konferencës nga ana e Serbisë është porosi e gabuar.
Me këtë bojkotim politika vendoset mbi ekonominë. Kjo neve na dëshpëron jo si çështje politike, por si çështje ekonomike, ka thënë ndër të tjera Kantrimen.