SHBA-të nuk e dëshirojnë një Republikë Serpska në Kosovë
Novi Pazar, 5 mars - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk e dëshirojnë një Republikë Serpska në Kosovë, pasi kjo formulë nuk ka treguar sukses as në Bosnje, ka thënë sot ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby.
Në një vizitë të tij në Novi Pazar, ambasadori Kirby u ka thënë gazetarëve se SHBA, më me interes, sheh propozimin e Beogradit për një lidhje të komunave serbe në Kosovë, njofton agjencia serbe e lajmeve Beta.
Megjithatë, ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara, ende nuk janë në njohuri se çfarë saktësisht paraqet ai propozim.
Mendoj se me anë të bisedimeve Kosovë-Serbi, duhet të arrihet deri te një zgjidhje për kërkesat që janë paraqitur nga të dyja palët, tha ambasadori amerikan.
Kirby ka shtuar se duhet kërkuar për zgjidhje afatgjate dhe të pranueshme dhe ka kërkuar nga të dyja palët që të tregojnë vendosmëri në këtë aspekt