SHBA-të nuk do të tërhiqen nga Azia
Washington, 30 maj - Sekretari i mbrojtjes, Chuck Hagel, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk do të tërhiqen nga planet për forcimin e pozicionit të tyre ushtarak në Azi, për shkak të kërcënimeve që paraqiten diku tjetër.
Këto komente ai i bëri sot gjatë udhëtimit me aeroplan ushtarak amerikan për në Singapor, ku merr pjesë në një forum dyditësh ndërkombëtar.
Në këtë samit marrin pjesë ministrat e mbrojtjes dhe ekspertët nga Azia, Shtetet e Bashkuara dhe Australia.
Parashihet që zoti Hagel do të takohet me një gjeneral kinez, i cili e udhëheqe delegacionin ushtarak të Kinës.