SHBA sulmon ushtrinë siriane
Damask, 7 prill - Mediat amerikane njoftuan se forcat e ushtarake të ShBA-së lëshuan 50 raketa ndaj objektivave të ushtrisë siriane me qëllim shkatërrimin e arsenalit të armëve kimike.
Sulmi i fundit me armë kimike që ndodhi të martën në provincën Idlib të Sirisë solli pasoja tragjike dhe u kritikua ashpër nga mbarë komuniteti ndërkombëtar.
Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh të mërkurën se sulmi me armë kimike kundër civilëve është një \"fyerje për njerëzimin\", ndërsa theksoi se ShBA-ja dhe të gjithë aleatët e saj e dënojnë atë.
Sipas kreut amerikan, sulmi ka shkelur \"shumë vija\" dhe qëndrimi i tij ndaj presidenti sirian Asad ka ndryshuar shumë.