23 Dhjetor 2024

SHBA sulmon milicinë e mbështetura nga Irani në zonën kufitare Irak-Siri

Washington, 28 qershor - Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) kreu sulme ajrore kundër milicive të mbështetura nga Irani në zonën kufitare Irak-Siri.

Sulmet u kryen në përgjigje të disa sulmeve me dron kundër personelit dhe objekteve amerikane në Irak.

Pentagoni tha përmes një deklarate se presidenti Joe Biden urdhëroi sulme ajrore “mbrojtëse” në objektet operacionale dhe të magazinimit të armëve, që përdoren nga milicitë, në dy lokacione në Siri dhe në një në Irak.

Sipas deklaratës, disa milici të mbështetura nga Irani, përfshirë Kata'ib Hezballah dhe Kata'ib Sayyid al-Shuhada, i kanë përdorur objektet.

“Presidenti Biden ka qenë i qartë kur ka thënë se do të veprojë për të mbrojtur personelin amerikan”.

“Marrë parasysh serinë e vazhdueshme të sulmeve nga grupet e mbështetura nga Irani, që kanë në shënjestër interesat e SHBA-së në Irak, presidenti urdhëroi veprime të mëtejshme ushtarake për t’i ndërprerë dhe parandaluar sulmet e tilla”, tha Pentagoni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)