28 Prill 2024

SHBA: Sulmet e 11 shtatorit kanë shtuar problemet ekonomike

Washington, 11 shtator - Shumica e amerikanëve vlerësojnë se vendi i tyre ka shpenzuar shumë në përgjigjet ndaj atentateve të 11 shtatorit, duke kontribuar kështu në vështirësitë ekonomike që ka sot, 10 vjet më pas, SHBA-ja, sipas një sondazhi bërë publik të premten.

Për 59 për qind të të anketuarve, shpenzimet e Uashingtonit për luftën kundër terrorizmit si dhe për mbështetjen e vendeve aleate kanë kontribuar në shtimin e vështirësive ekonomike aktuale. Vetëm 30 për qind e tyre kanë mendim të kundërt, sipas sondazhit bërë publik nga instituti Brookings.

Afro 50 për qind e të anketuarve vlerësojnë se SHBA-ja i ka kushtuar shumë burime luftës në Irak dhe 50 për qind ndajnë të njëjtin mendim lidhur me luftën në Afganistan, dy konflikte të nisur në kuadër të 11 shtatorit.

Janë 66 për qind e amerikanëve që mendojnë se influenca e vendit të tyre në botë ka rënë që prej vitit 2001, dhe 69 për qind janë pro me zgjedhjen e presidentit Barack Obama për reduktimin e kontingjentit amerikan në Afganistan.

Afro dy të tretat e të anketuarve shprehen për një opinion negativ për islamin edhe pse shumica (55 për qind) pranon se sulmet e 11 shtatorit nuk korrespondojnë me mësimet e vërteta të besimit mysliman. Sondazhi u realizua pranë 957 personave madhorë në periudhën 19-25 gusht, me një marzh gabimi plus minus 3,2 pikë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)