26 Dhjetor 2024

SHBA sot feston 235 vjetorin e shpalljes së pavarësisë

New York, 4 korrik - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) shënon sot festën më të madhe kombëtare, 4 korrikun ku e gjithë SHBA-ja mbushet sot me flamuj amerikanë dhe me ndjenjën e madhe të krenarisë teksa shënohen plot 235 vjet të pavarësisë.

Shumë fishekzjarre, parada, karnavale, koncerte, lojë bejzbolli, fjalime politike dhe organizime private pritet të mbahen sot për të festuar historinë, qeverisjen dhe traditat e SHBA-së.

Për gjithë këto vjet, SHBA ka luajtur rol mjaft të rëndësishëm dhe model për demokracinë dhe liritë e njerëzve në botë.

Dita e pavarësisë, 4 korriku është festë kombëtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që shënohet në shenjë të kujtimit të nënshkrimit të Deklaratës për pavarësinë nga ana e Konkresit kontinental më 4 korrik të vitit 1776 në Filadelfia, shteti federativ i Pelsivanisë.

Gjatë nënshkrimit të Deklaratës, SHBA-të ishin të përbërë prej 13 kolonish nën administrim të mbretit anglez Xhorxhi i Tretë. Arsye për nënshkrimin ishte pakënaqësia e rritur e kolonive për shkak të tatimeve të larta që kolonitë duhej t`i paguanin Anglisë.

Në korrik të vitit 1776, "Pensilvania ivning post" është gazeta që e publikoi Deklaratën për pavarësi.

Më 8 korrik të vitit 1776, në sheshin "Pavarësia" në Filadelfia u bë publik për herë të parë Deklarata, ndërsa zilja në Pallatin e pavarësisë që ishte e njohur si "Zilja e provincës", do të riemërohet në "Zilja e lirisë" (Liberty bell).

Në gusht të vitit të njëjtë, detyra e filluar më 4 korrik rreth nënshkrimit të Deklaratës për pavarësi nuk ishte përfunduar tërësisht deri më gusht. Por, pavarësisht nga kjo, 4 korriku është pranuar si datë zyrtare e shpalljes së pavarësisë së SHBA-së nga Britania.

 

Kosova shënon 4 Korrikun


Me rastin e 4 Korrikut, përvjetorit të pavarësisë së SHBA-së, në Kosovë janë paralajmëruar disa aktivitete, me të cilat shënohet kjo datë.

Pasi qe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleatin më i mirë i Kosovës, institucionet dhe qytetarët në vazhdimësi e shënojnë këtë ditë.

Në mbrëmje, në Sheshin Nëna Terezë në Prishtinë do të mbahet një koncert festiv si dhe do të hapet një ekspozitë  "Faleminderit Amerikë" në Muzeun e Kosovës.

Edhe subjektet politike kanë përgëzuar SHBA-në për përvjetorin e pavarësisë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ua ka përcjellë urimet më të përzemërta ambasadorit amerikan në Kosovë, Kristofer Dell, stafit diplomatik, ushtarëve amerikanë të KFOR-it, Qeverisë së SHBA-së dhe mbarë popullit amerikan.

Në urim thuhet se Dita e Pavarësisë së SHBA-së është moment i festës jo vetëm për popullin amerikan, por edhe për popullin dhe Republikën e Kosovës dhe të gjithë popujt paqedashës e demokracinë në botë.

“Në këtë ditë, ne, duke ndarë gëzimin me popullin amerikan, përcjellim edhe një herë mirënjohjen dhe falënderimin tonë për të gjithë mbështetjen që SHBA i ka dhënë popullit dhe vendit tonë në rrugën e vështirë për dinjitet, liri dhe pavarësi kombëtare e qytetare".

"Kosova dhe populli i Kosovës do të jenë përherë përkrah popullit dhe Qeverisë amerikane në projektin dhe vizionin madhor për liri, paqe e demokraci të popujve kudo në botë”, thuhet në urimin e AAK-së.
 




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)