SHBA shton trupat ushtarake në Poloni
Varrshavë, 26 shkurt - Pa dyshim, prezenca ushtarake amerikane në Poloni do të shtohet, deklaroi ministri i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak.
Sipas së përditshmes polake "Rzeczpospolita", shefi i politikave i Pentagonit, John Rood, do ta shpallë këtë vendim në Varshavë brenda disa ditëve.
Mësohet se shtimi i pranisë ushtarake amerikane do të tejkalojë parashikimin. ShBA-ja po konsideron vendosjen e stafit të komandës në qytetin Poznan, në mënyrë që një gjeneral me dy apo tre yje të koordinojë operacionet e ShBA-së në krahun perëndimor të NATO-s.
Sipas njoftimeve, ShBA-ja po merr në konsideratë vendosjen e përhershme të forcave ajrore në Lask e Miroslawiec, gjithashtu edhe një repart të posaçëm në Krakow