15 Janar 2025

SHBA shton sanksionet ndaj Sirisë

Washington, 10 korrik - Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur të martën se do të shtojnë sanksionet ndaj tre kompanive siriane nëpërmjet ngrirjes së kapitaleve të tyre. Bëhet e ditur se ndër këto 3 kompani, një është shtetërore dhe dy të tjera janë kompani fantazëm.

Departamenti amerikan i Thesarit deklaroi të mërkurën se tre kompanitë ofrojnë shërbime për qeverinë siriane. Kompania \"Pangates\", e regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe, ofron mjete për qeverinë siriane.

Një kompani nafte e varur nga \"Pangates\" është në listën e zezë në SHBA. Dy kompani të tjera që merren me \"tregti\", aktualisht prodhojnë armë për qeverinë siriane.

Në deklaratë thuhet gjithshtu se SHBA-ja do të ngrijë kapitalet e këtyre kompanive dhe do të pengojë transaksionet mes tyre dhe shtetasve amerikanë.

Po atë ditë, Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) përshëndeti zgjedhjen e kreut të ri të opozitës siriane \"Bashkimi Kombëtar\", Hadi al-Bahra.

Po ashtu DASH bëri të ditur se është i gatshëm të punojë me al-Bahra për të forcuar lidhjet me \"Bashkimin Kombëtar\", për ta mbështetur atë në përpjekjet që populli sirian të jetë i lirë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)