SHBA shtojn sanksionet ndaj Iranit
Washington, 14 dhjetor - Shtetet e Bashkuara te Amerikes kanë vendosur sanksione shtesë ndaj Iranit, për shkak të programit të tij bërthamor.
Sanksionet e fundit, të bëra publike nga Departamenti i Thesarit, kanë në shënjestër shtatë kompani dhe pesë individë, të akuzuar për mbështetjen e aktiviteteve atomike.
Masat u ndalojnë këtyre kompanive dhe individëve të bëjnë biznes me kompanitë ose qytetarët amerikanë dhe u ngrijnë të gjitha asetet që mund ti kenë në Shtetet e Bashkuara.
Perëndimi dyshon se Irani përdor programin bërthamor për të zhvilluar fshehurazi armë atomike, një akuzë që Irani vazhdimisht e hedh poshtë.