SHBA: Shqetësim për kërcënimet serbe para zgjedhjeve në Kosovë
Washingon, 9 dhjetor - Diplomati i lartë amerikan, Tom Kantrimen, tha se Uashingtoni është i shqetësuar për deklaratat e bëra, javën e kaluar, nga zyrtarët serbë në Kosovën veriore, lidhur me zgjedhjet parlamentare më 12 dhjetor.
Në një dëgjim në Komisionin e Helsinkit të Shteteve të Bashkuara, zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Tom Kantrimen, pos tjerash, tha:
Këto kërcënime nga java e kaluar e kanë pasur efektin e tyre të dëshiruar, duke i frikësuar votuesit, të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në çfarëdo mënyre në jetën publike të Republikës së Kosovës".
"Ato janë kërcënime të besueshme, pasi ndodhin në kontektstin e një varg incidentesh të dhunshme, të drejtuara kundër serbëve në veri të Kosovës, që bashkëpunojnë, tha zoti Kantrimen.
Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara presin dhe inkurajojnë Qeverinë e Serbisë të bëjë çdo gjë të mundshme për ta qetësuar atmosferën dhe për të parandaluar çfarëdo dhune të tillë.
Dje, një boshnjak, i cili ishte pjesë e ekipit për organizimin e zgjedhjeve në pjesën veriore të Kosovës, ishte vrarë në këtë rajon.