11 Janar 2025

SHBA shpreh keqardhje për refuzimin e marrëveshjes nga Serbia

Washington, 13 prill - Departamenti amerikan i shtetit ka shprehur keqardhje për rrjedhën e bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel që nuk u kurorëzuan me një marrëveshje.

Zyrtarët si ndihmë sekretari Philip Gordon apo zëvendës ndihmë sekretari, Philip Reeker janë duke bërë trysni te Serbia që të nënshkruajë marrëveshjen me Kosovën, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Patrick Ventrell tha se ‘nuk kishte asgjë të re të thoshte’, përveç qëndrimeve tashmë të deklaruara.

“Ju e dini qëndrimin tonë rreth kësaj dhe keqardhjen që kemi shprehur që Serbia ka refuzuar propozimin,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit. Ai ka theksuar megjithatë se vendet e BE-së janë duke u angazhuar në suksesin e këtyre bisedimeve.

“Ambasadori ynë Reeker është udhëheqës i politikës sonë në rajon. Mendoj se ai ka ndihmuar në rolin këshillëdhënës. Megjithatë unë nuk mund të them se kam ndonjë risi në një drejtim apo tjetër,” tha zëdhënësi Ventrell.

/RTK/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)