SHBA, shpërthen asteroidi në qiell
SHBA, 16 prill - Shërbimi Kombetar i Motit konfirmoi se ka regjistruar një femomen të çuditshem naten e merkurë në qiellin e Midwestern.
Fjala është për një ndriçim gjigand në qiell, i ngjashem me origjinen e një shperthimi zjarri i cili ka lezivur shume shpejt duke shkaktuar dridhje të banesave.
Shërbimi Kombetar i motit tha se fenomeni ishte mese i dukshem për mese 15 minita rreth ores 10 sipas ores lokale në perëndim të Milwaukee.
"Fenomeni është parë mbi qiellin e veriut, duke lëvizur nga perëndimi në lindje," tha Sherbimi Kombetar, i cili përfshin pjesë të Iowa dhe Illinois.
"Pasi u shfaq nga afer, dhe me tej u largua duke shkuar ne horizont, flaka u shpërnda në copa të vogla dhe humbi, kane thene punonjes te sherbimit.
"Disa raporte nga banore te zones, kane thene se kane degjuar sinjale zanore ne zonat në veri të Highway 20, të cilat jane shoqeruar edhe me dridhje të shtëpive, pemëve dhe objekte të tjera të ndryshme.
Zyrtaret konfirmojne se fenomeni eshte pare në të gjithë pjesët e Misuri, Illinois, Indiana dhe Wisconsin. Deshmitare te ndryshem i thane CNN se e kane pare flaken ne qiell edhe ne Ohajo.
Videoja e regjistrimit tregon nje top te madh prej flake qe shperthen ne qiell.
Radari i sherbimit Kombetar arriti te kape vetem 10 minuta nga fenomeni. Nuk ka patur asnjë përcaktim zyrtar se çfarë e shkaktoi fenomenin, raporton CNN.
Disa specialiste te fushes kane thene nderkohe se ekziston mundesia qe zjarri ne qiell te jete meteori i quajtur Gama Virginids i cili leviz prane siperfaqes se tokes nga 4 prill - 21 prill.
"Një meteorit i madh mund të ketë shkaktuar ngjarjen që është raportuar," tha Sherbimi Kombetar i Motit.
Ekspertet e keti sherbimi thane se nese ka qene meteor, verifikuan nese ndonje pjese e tij ka rene ne toke por nje gjurme e tille nuk eshte gjetur.
Sipas NASA, një meteor duket me shikim te lire kur një thermije, hyn në atmosferën e Tokës nga hapësira e jashtme.
"Fërkimi ne ajer shkakton ndezjen e meteoroidit dhe krijon mundesine e ndriccimit nga gazi qe cclirohet dhe grimcat e meteoroidit qe shkrihen, thane eksperte nga NASA.