SHBA, shmanget katastrofa e dytë detare
Por këtë herë nuk pati viktima dhe rrjedhje. Roja Bregdetare amerikane ka bërë të ditur se alarmi në brigjet e Luizianës është tërhequr.
Zjarri është fikur dhe nuk ka sinjalizime për rrjedhje nafte, thuhet në një komunikatë zyrtare, të cilës i referohen mediat ndërkombëtare.
Shpërthimi ndodhi ditën e djeshme dhe detyroi 13 anëtarët e ekuipazhit që të hidheshin në det, për fat të mirë pa marrë plagë të rënda.