10 Janar 2025

SHBA shënon 235 vjetorin e Pavarësisë

Washingotn, 4 korrik - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) shënon sot festën më të madhe kombëtare, 4 korrikun ku e gjithë SHBA-ja mbushet sot me flamuj amerikanë dhe me ndjenjën e madhe të krenarisë teksa shënohen plot 235 vjet të pavarësisë.

Shumë fishekzjarre, parada, karnavale, koncerte, lojë bejzbolli, fjalime politike dhe organizime private pritet të mbahen sot për të festuar historinë, qeverisjen dhe traditat e SHBA-së.

Për gjithë këto vjet, SHBA ka luajtur rol mjaft të rëndësishëm dhe model për demokracinë dhe liritë e njerëzve në botë.

Duke i konsideruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës si aleatin më të mirë të Kosovës, institucionet dhe qytetarët në vazhdimësi e shënojnë këtë ditë.

Me këtë rast, edhe liderët e Kosovës uruan popullin amerikan, ndërsa falënderuan Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e shtetndërtimit në Kosovë.

“Për çdo vit, në këtë ditë, përkujtohemi për madhështinë e shoqërisë amerikane dhe atë që kjo shoqëri, së bashku me idealet dhe parimet mbi të cilat është krijuar, paraqesin për botën në të cilën jetojmë. Dhe vlerësojmë në këta, gati, dy shekuj e gjysmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë demokraci e vërtetuar që luajnë rol të fuqishëm dhe thelbësor në marrëdhëniet ndërkombëtare”, tha një ditë më parë presidentja kosovare, Atifete Jahjaga në një pritje të organizuar nga ambasada amerikane në Prishtinë.

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, theksoi se “dita e pavarësisë së SHBA kujton historinë e pasur të vendit tuaj që u bë simbol i lirisë së individit, i lulëzimit të mirëqenies dhe i ndikimit të fuqishëm në arenën ndërkombëtare”.

“Shembulli i fuqisë, parimeve dhe rrezatimit global të SHBA-ve është frymëzues dhe udhërrëfyes edhe për institucionet dhe qytetarët e Kosovës, që me vendosmëri janë orientuar drejt integrimeve euroatlantike”, thuhet në mesazhin e urimit të cilin Thaçi ia dërgoi presidentit amerikan, Barak Obama.

Dita e pavarësisë, 4 korriku është festë kombëtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që shënohet në shenjë të kujtimit të nënshkrimit të Deklaratës për pavarësinë nga ana e Konkresit kontinental më 4 korrik të vitit 1776 në Filadelfia, shteti federativ i Pelsivanisë.

Gjatë nënshkrimit të Deklaratës, SHBA-të ishin të përbërë prej 13 kolonish nën administrim të mbretit anglez Xhorxhi i Tretë. Arsye për nënshkrimin ishte pakënaqësia e rritur e kolonive për shkak të tatimeve të larta që kolonitë duhej t`i paguanin Anglisë.

Në korrik të vitit 1776, "Pensilvania ivning post" është gazeta që e publikoi Deklaratën për pavarësi.

Më 8 korrik të vitit 1776, në sheshin "Pavarësia" në Filadelfia u bë publik për herë të parë Deklarata, ndërsa zilja në Pallatin e pavarësisë që ishte e njohur si "Zilja e provincës", do të riemërohet në "Zilja e lirisë" (Liberty bell).

Në gusht të vitit të njëjtë, detyra e filluar më 4 korrik rreth nënshkrimit të Deklaratës për pavarësi nuk ishte përfunduar tërësisht deri më gusht. Por, pavarësisht nga kjo, 4 korriku është pranuar si datë zyrtare e shpalljes së pavarësisë së SHBA-së nga Britania.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)