10 Janar 2025

SHBA shënon 11 vjetorin e sulmeve terroriste

New York, 11 shtator - Në Shtetet e Bashkuara gjatë ditës së sotme shënohet 11 vjetori i sulmeve terroriste më 11 shtator 2001, në të cilat u vranë afro 3 mijë vetë.

Në Nju Jork, familjarët e atyre që u vranë në kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë, do t’i lexojnë emrat e viktimave, në vendin ku ndërtesat e larta qëndronin para 11 shtatorit të vitit 2001.

Raportohet se afro 1 mijë vdekje, gjatë 11 viteve të kaluara, janë të ndërlidhura me sëmiundjet e shkaktuara nga pluhuri helmues gjatë shkatërrimit të Kullave Binjake.

Ceremoni përkujtimore parashihen edhe në Pentagon dhe në Pensilvani, ku poashtu u rrëzuan dy aeroplanë të rrëmbyer nga terroristët e al-Kaidës.

Presidenti amerikan, Barak Obama, e shënon përvjetorin në Shtëpinë e Bardhë, para se ta vizitoj Pentagonin.

Zëvendëspresidenti Xhoe Bajden merr pjesë në një ceremoni në Shanksville të Pensilvanisë, ku aeroplani i rrëmbyer u përplas, pasi udhëtarët ishin përpjekur ta marrin kontrollin ndaj aeroplanit nga rrëmbyesit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)