10 Janar 2025

ShBA rinis sulmet ajrore kundër IS në Libi

Tripoli, 2 gusht - Forcat amerikane kanë nisur të hënën një raund të ri sulmesh ajrore mbi objektivat e Shtetit Islamik në qytetin Sirte në Libinë Veriore.

ShBA-ja ka deklaruar se sulmet janë kryer me kërkesë të Qeverisë së Marrëveshjes Kombëtare të Libisë, e cila është qeveria e njohur ndërkombëtarisht.

Zëdhënësi i Pentagonit Peter Cook u shpreh se sulmet janë pjesë e një pjesëmarrjeje në rritje të ShBA-së në luftën kundër Shtetit Islamik në Libi.

\"Qëllimi i Qeverisë së Marrëveshjes Kombëtare të Libisë është ta zhdukë IS-in nga Sirte e nga gjithë vendi dhe ne do të punojmë ngushtë me ta. Ata do të përcaktojnë ritmin dhe suksesin e kësaj fushate. Ata kanë forcat e tyre në terren dhe këto sulme ajrore do të mbështesin përpjekjet e tyre. Numri i anëtarëve të IS-it është reduktuar. Forcat e qeverisë libiane kanë përparuar vetë ndjeshëm në Sirte dhe ne besojmë se kjo mund të sjellë ndryshimin,\" është shprehur Cook.

Sulmet pasojnë shqetësimet nga rreziku në rritje i grupit terrorist për Europën, pavarësisht se numri i luftëtarëve të tij është pakësuar për shkak të sulmeve nga trupat vendase dhe ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)