ShBA riklasifikon Korenë e Veriut si shtet që sponsorizon terrorizmin
Washington, 21 nëntor - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e rivendosen Korenë e Veriut në listën e zezë të shteteve që mbështesin terrorizmin, si dhe u zotua të vendosë sanksione të reja në përpjekje për të bllokuar ambiciet e saj bërthamore.
"Sot, ShBA-ja e konsideron Korenë e Veriut si një shtet që mbështet terrorizmin," njoftoi nga Uashingtoni, presidenti Donald Trump.
Koreja e Veriut do t'i bashkohet Iranit, Sudanit dhe Sirisë në listën e mbështetësve shtetërorë të terrorizmit.
Zyrtarët amerikanë e cilësuan një akt terrorizmi vrasjen e gjysmëvëllait të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un në një aeroport malajzian, rreth një vit më parë.
Koreja e Veriut u hoq nga lista e shteteve mbështetëse të terrorizmit nga presidenti Xhorxh W. Bush në vitin 2008.