SHBA rihap disa nga misionet diplomatike
Washington, 6 gusht - Shtetet e Bashkuara rihapën sot disa nga misionet diplomatike në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, ndërsa 19 ambasada dhe konsullata në rajon mbeten të mbyllura për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Ambasadat në Bagdad, Kabul, Algjer dhe Daka janë mes misioneve që Departamenti i Shtetit kishte autorizuar të hapeshin sot.
Por Britania, Franca, Gjermania dhe Norvegjia, ashtu so edhe Shtetet e Bashkuara vazhduan ti mbajnë të mbyllura ambasadat në kryeqytetin e Jemenit, Sana edhe për disa ditë. Në Jemen, ka qendrën al-Kaida në Gadishullin Arabik, një grup që Shtetet e Bashkuara besojnë se është i vendosur që të sulmojë interesat amerikane.
Disa ligjvënës amerikanë thanë se kërcënimet aktuale për një sulm të mundshëm janë më konkretet që kanë parë që nga sulmet e 11 shtatorit 2011 në Shtetet e Bashkuara.