SHBA, protesta kundër mbylljes së qeverisë
Washington, 14 tetor - Në Washington janë organizuar protesta kundër mbylljes së qeverisë.
Protestat janë zhvilluar përballë një statuje simbolike të luftës së dytë botërore, transmeton agjencia Fars.
Në mesin e protestuesve gjendeshin edhe Majk Li dhe Ted Kruz të dy senatorë republikanë dhe Sara Palin, ish guvernatore e Alaskar.
Një ditë më parë po në të njëjtin vend protesta të ngjashme kanë organizuar dhe shoferët e kamionëve.
Ata i kanë rënë përreth statujës në shenjë proteste ndaj pamundësisë së qeverisë Obama për zgjidhjen e krizës e cila ka lënë të pastrehë qindra mijëra persona.