SHBA premton 700 milionë dollarë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainë
Kiev, 25 prill - Pas takimit të zyrtarëve të lartë amerikan në Kiev, SHBA-ja përsëriti mbështetjen e saj për Ukrainën dhe premtoi më shumë se 700 milionë dollarë në financim ushtarak për të ndihmuar përpjekjet e tyre të luftës.
Përveç kësaj, SHBA konfirmoi se do t’i shesë Kievit municion 165 milion dollarë.
Njoftimi u bë pas një udhëtimi që u mbajt i fshehtë për shkak të ruajtjes së sigurisë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe sekretari i mbrojtjes, Lloyd Austin bënë një udhëtim të paparalajmëruar në Kiev të dielën ku takuan presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë ukrainas.
Kjo ishte vizita e nivelit më të lartë të diplomatëve amerikanë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus.
Përveç Presidentit Zelensky, Blinken dhe Austin u takuan gjithashtu me Ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba, Ministrin e Mbrojtjes Oleksiy Reznikov dhe Ministrin e Brendshëm Denys Monastyrsky, raporton CNN teksa citon një zyrtar të lartë të Departamentit të Shtetit.