SHBA porositë Beogradin ta largoj Jeremiçin
Beograd, 26 Korrik - Pas vendimit të GJND-së për pavarësinë e Kosovës, nga SHBA-ja arrin porosia për Beogradin se është koha të largohet ministri i jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç, me qëllim që të shkohet përpara dhe të arrihet marrëveshja.
Kështu shkruan e përditshmja e Beogradit Blic, duke u thirrur në burime të saj të mirë informuara diplomatike.
Sipas gazetës, SHBA-ja dhe BE-ja kërkojnë nga Serbia të mos këmbëngulë për rezolutë mbi Kosovën në Kombet e Bashkuara, në të kundërtën, SHBA-të dhe Shqipëria do të paraqisnin rezolutën e tyre.