11 Janar 2025

SHBA: Platforma serbe nuk ndihmon dialogun

Prishtinë, 14 janar - Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ende nuk është deklaruar lidhur me rezolutën dhe platformën politike serbe pwr Kosovën të miratuar nga Kuvendi i Serbisë.

Ndërkohë një burim i Departamentit të Shtetit tha për RTK-në se ajo jo që nuk ndihmon raportet, “por platforma si e tillë do të pengojë dhe dëmtojë dialogun në nivelin e lartë politik”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikes kanë qëndruar fuqimisht në mbështetje të dialogut që po zhvillohet në Bruksel nën patronatin e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton.

Analistë të tjerë amerikanë kanë deklaruar se rezoluta dhe platforma serbe në formën e miratuar “përpiqet të ruajë tendencën e sovranitetit formal në gjithë territorin e Kosovës”, ndërsa ka për qëllim “të krijojë një sistem ku serbët e Kosovës do të qeveriseshin ndaras”.

Ajo edhe është quajtur një “ëndërr e Millosheviqit”, duke aluduar tërthorazi se në politikën serbe asgjë nuk ka ndryshuar nga ideologjia diktatoriale dhe shoviniste e kriminelit serb, ideologji që çoi në shkatërrimin e ish Jugosllavisë dhe nisjen e luftërave me sllovenët, kroatët, myslimanët e Bosnjës dhe me shqiptarët.

Profesori në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer ditë më parë deklaroi se më një qëndrim dhe platfromë të tillë provokohen dhe “janë të mundshme edhe konfliktet e armatosura”.

/rtk/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)