SHBA planifikon sanksione të tjera mbi Rusinë
Washington, 17 prill - Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se po shqyrton mundësinë e vendosjes së sanksioneve të tjera ndaj Rusisë, duke thënë se vendimi do të merret në një të ardhme të afërt.
Njoftimi u bë një ditë pasi një zyrtar i lartë amerikan tha që Washingtoni po përgatitej të ushtronte një raund të ri sanksionesh mbi Moskën që të hënën, për mbështetjen që Rusia i ka dhënë qeverisë siriane.
Gjatë javëve të fundit, administrata e Trumpit ka zbatuar dy raunde sanksionesh ndaj Rusisë, për ndërhyrjen e dyshuar në zgjedhjet presidenciale të ShBA-së në vitin 2016 dhe përfshirjen në sulmet kibernetike.