27 Dhjetor 2024

SHBA planifikon sanksione të ashpra ndaj Iranit

Washington, 4 korrik - Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar planet për rivendosjen e sanksioneve të ashpra ndaj sektorëve të energjisë dhe financave të Iranit, duke thënë se Teherani duhet të ndryshojë qëndrim dhe të sillet si “një vend normal”.

Pasi u tërhoq nga marrëveshja për Iranin në muajin maj, Shtetet e Bashkuara janë gati të rivendosin sanksione të ashpra ekononomike ndaj Iranit dhe po u bëjnë thirrje vendeve dhe kompanive të tjera në gjithë botën të bëjnë të njëjtën gjë.

Brian Hook është drejtor i planifikimit të politikave në Departamentin e Shtetit.

“Objektivi ynë, përsa u takon sanksioneve të energjisë, është që të rrisimi presionin ndaj regjimit iranian duke i ulur në zero të ardhurat e tij nga shitja e naftës së papërpunuar. Aktualisht po punojmë për të minimizuar pasojat në tregun global, por kemi besim se ka aftësi të mjaftueshme për prodhim nafte rezervë”.

Zoti Hook tha se 50 kompani ndërkombëtare kanë premtuar të tërhiqen nga Irani.

Mes protestave në Iran ndaj përkqësimit të gjendjes ekonomike, opozitarët në mërgim të qeverisë së Teheranit u takuan për një “tubim për lirimin e Iranit” në Paris. Rudy Giuliani, këshilltar ligjor i Presidentit Donald Trump, tha sa sanksionet e planifikuara kanë filluar ta japin efektin.

“Mendoj gjithashtu se është një vlerësim për faktin që Presidenti Trump dhe qeveria jonë, kanë mbështetur protestuesit. Energjitë e tyre janë ripërtërirë”.

Vendet e tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore të Iranit, përfshirë Gjermaninë dhe Francën, vazhdojnë të jenë pjesë e saj. Ish-Ambasadori amerikan në OKB, Bill Richardson paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të armiqësojnë aleatët evropianë, në përpjekjet për të ndëshkuar Iranin.

“Prandaj mendoj se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të kujdesshme me zbatimin e sanksioneve ndaj miqve tanë evropianë”.

Nga ana e tij, presidenti iranian, Hassan Rouhani po fillon një turne diplomatik në Evropë, në përpjekje për të ruajtur marrëveshjen bërthamore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)