22 Dhjetor 2024

SHBA, plan për anëtarësimin e Serbisë në BE

Washington, 6 maj  - Washingtoni prej dy muajsh është duke pregatitur planin për anëtarësimin sa më të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian në këmbim të anullimit të Rezolutës 1244 të Kshillit të Sigurimit.

Kështu shkruan e përditshmja serbe BLIC duke ju referuar analistit serb Obrad Kesiç nga agjensia  amerikane “TSM Global” në Washington due konfirmuar se plani në fjalë ka dritën jeshile të Shtëpisë së Bardhë e cila pret miratimin e Boegradit pas mendimit që do të jep Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë për pavarësinë e Kosovës.

“Në rezolutën e re të Këshillit të Sigurimit, për të cilën angazhohet Uashingtoni do të futej edhe një pjesë e mendimit të Gjykatës Ndërkombetare të Drejtësisë, që rezoluta do t’i referohej dhe ajo do të ishte çelësi i forcimit të mëtejshëm të pavarësisë së Kosovës,” sqaron Kesiç duke shtuar:

”Një ndryshim i madh do të ishte kufizimi i afatit të rezolutës, sepse për dallim nga Rezoluta 1244 që automatikisht vazhdohet dhe mund të anullohet vetëm me votimit në OKB, rezoluta e re mund të vazhdohet vetëm nëse për te votohet, pra, pikërisht e kundërta”.

Bëhet e ditur se takimet joformale Prishtinë-Beograd tashmë kanë filluar. “Në dy muajt e fundit janë zhvilluar disa takime joformale në mes të përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit  ku kanë marr pjesë përfaqësuesit e Ministrisë serbe të Punëve të Jashtme, të Punëve ët Brendshme dhe nga kabineti i Presidentit të Serbisë, Boris Tadiç, bën të ditur kjo e përditshme serbe duke ju referuar burimeve nga Uashingtoni.

“Është biseduar për çështje teknike, në nivel të bashkëpunimit operativ, me qëllim që në mes të pushteteve të krijohet një rrjet i kontakteve dhe kanaleve, në mënyrë që të funksionojnë në rast të shpërthimit të  ndonjë krize,” thekson Kesiç duke shtuar se këto bisedime janë vlerësuar shumë pozitivisht nga Washingtoni dhe pritet që pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të krijohet një klimë për fillimin e bisedimeve për çështje shumë më të  mëdha, siç është tregtia, dogana dhe dokumentat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)