18 Maj 2024

SHBA përshëndeti marrëveshjen Kosovë - Serbi

Beograd, 4 dhjetor - Ambasadorja amerikane në Serbi, Mary Warlick, tha se Shtetet e Bashkuara përshëndesin përparimin në dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës dhe presin hapa të mëtejshem në këto bisedime.

“Shpresojmë se gjatë ditëve dhe javëve që vijnë do të bëhet përparim shtesë në marrëveshje dhe zbatimin e tyre dhe Serbia mund të vazhdojë me hapa drejt anëtarësimit në BE”, u tha Mary Warlick, gazetarëve në Kuvendin e Serbisë, në Beograd.

Më tej ajo theksoi se “e përshëndesim marrëveshjen për dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës dhe e inkurajojmë vazhdimin e përparimit në dialog për shumë çështje”.

Sipas saj, është në interesin e të dy popujve që të vazhdojnë bisedimet ndërmjet Serbisë e Kosovës.

Duke u shprehur për zhvillimet në veri, ambasadorja Mary Warlick, tha se ata dëshirojnë të shohin më tepër paqe në veri të Kosovës, kërkojnë gjithashtu heqjen e barrikadave, që bllokojnë qasjen e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, në mënyrë që ata të mund të kryejnë punën e tyre”.

Arritja e një marrëveshjeje mes Edita Tahirit dhe Borisllav Stefanoviçit nuk do të garantonte heqjen e barrikadave në veri të Kosovës- shkruajnë mediat kosovare.

Refuzimi i kryetarëve ilegalë të komunave në veri të Kosovës për zbatimin e marrëveshjes eventuale do të bënte të pamundur jetësimin e saj dhe kthimin e normalitetit në rrugët e veriut.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)