SHBA përkrah dialogun Prishtinë-Beograd
Beograd, 7 mars - Ambasadorja amerikane në Serbi, Mary Warlick ka deklaruar se SHBA-të përkrahin fillimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, të cilat, sipas saj, duhet të zgjidhin çështje kyçe.
Është shumë me rëndësi që bisedimet të fillojnë dhe të dyja palët të zgjidhin çështje që do të përmirësonin kushtet e jetesës së njerëzve në Serbi dhe Kosovë, ka thënë Warlick në Beograd.
Ajo është shprehur e bindur se të dyja palët këtë javë do të ulën në të njëjtën tavolinë në Bruksel me vullnet të mirë dhe optimizëm.
SHBA-të do të ofrojnë përkrahje të plotë në këto bisedime dhe të dyja palëve u dëshirojnë bisedime të suksesshme, ka thënë ambasadorja amerikane.