13 Janar 2025

SHBA përgjoi liderat në Kosovë

Washington, 29 tetor - Një hartë e publikuar nga revista gjermane «Der Spiegel» tregon përmasat e vërteta - të frikshme - që kishte marrë përgjimi i personaliteteve më të fuqishme të botës nga ana e organeve amerikane të inteligjencës.

Kjo hartë, pas publikimit, u zëvendësua më pas nga një hartë tjetër, e censuruar, por « Spiegel » arriti të pasqyrojë edhe ndryshimin mes tyre.

Në hartë pasqyrohet një rrjet i gjerë prej 80 selish të agjencisë amerikane « Special Collection Service » (SCS), aktiviteti i së cilës ishte shumë i fshehtë.

Ajo ishte krijuar nga CIA dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA për të siguruar përgjime me anë të teknologjisë më moderne në të katër anët e botës, shkruan shqiptarja.com.

Deri para se ta zbulonte ish-kontraktori i arratisur i CIA-s Eduard Snouden, aktiviteti i saj gati nuk njihej, pasi agjencia në fjalë përdor metoda krejtësisht ilegale për të siguruar materialin e kërkuar.

Bujë veçanërisht bëri fakti që nën përgjim ishin deri celulari i kancelaresd gjermane Angela Merkel, ndonëse Uashingtoni zyrtar refuzon ta pranojë një gjë të tillë.

Në gjirin e agjencisë super-sekrete janë ekspertë të dekodimit të transmetimeve elektronike, sidomos atyre që janë të mbrojtura nga ndërhyrjet e jashtme.

Në hartën e « Spiegel »-it përfshihen një numër vendesh, ku spikat Beogradi, si një nga pikat më të nxehta të botës, që pasohet nga Prishtina, si vend ku ekziston një staf i agjencisë në terren dhe shumë qendra të tjera botërore.

Ndërkohë, Tirana konsiderohet si një qendër « në ngrirje », pra në pritje të aktivitetit. Pas zbulimit të aktivitetit në fjalë dhe pas reagimeve individuale të autoriteteve të shteteve europiane të përgjuar nga SCS, nuk vonoi reagimi i Bashkimit Europian.

Gjatë mbledhjes në Këshillit Europian, e cila kishte në axhendë dixhitalizimin, duke diskutuar edhe për skandalin e përgjimeve, 28-të liderët e vendeve europiane kanë pranuar që Franca dhe Gjermania, në emër të Bashkimit Europian dhe të shteteve të tjera, duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nëpërmjet këtij dialogu, duhet të vendosen disa rregulla të përbashkëta, për aktivitetin e inteligjencës amerikane, brenda fundit të këtij viti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)