SHBA paralajmëron Anglinë rreth daljes nga BE
Washington, 30 maj - Qeveria amerikane ka paralajmëruar Anglinë rreth daljes së saj nga Bashkimi Europian (BE).
Kështu thuhet në një njoftim të kanalit televiziv Press Tv i cili njoftoi se qeveria amerikane ka njoftuar se qeveria angleze me daljen nga Unioni Evropian, në realitet do të mbetet jashtë planit vjetor për investime në vlerë prej një miliard funteve.
Sipas këtij burimi, Washingtoni zyrtar duke vënë re planin për investim të përbashkët dhe për tregti në vlerë prej miliarda dollarëve të Amerikës dhe BE-s, ka përjashtuar mundësinë për nënshkrimin e ndonjë marrëveshje të veçantë në mes Amerikës dhe Anglisë në këtë fushë.
Kjo është në kohën kur diskutimi i planit të për mbështetje të përbashkët ndaj investimeve dhe tregtisë ndëratlantike TTIP, do të jetë prej objektivave kryesore të vizitës së kryeministrisë anglez Deivid Kamerun në SHBA.
Amerika e paralajmëron Anglinë rreth daljes nga BE në kohën kur Deivid Kamerun është nën presion nga brenda vendit për të filluar sa më shpejt negociatat për daljen e Anglisë nga BE.