10 Janar 2025

SHBA: Nuk ka ndryshime kufijsh në Ballkan

Washington, 23 shtator - Departamenti Amerikan i Shtetit është absolutisht kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan dhe nuk dëshiron të diskutojë mbi këtë çështje. Kjo është theksuar për mediat serbe nga selia qendrore e Qeverisë amerikane.

Një zyrtar i lartë i administratës i ka thënë agjencisë tanjug se SHBA-të vlerësojnë se çfarëdo ndryshimi eventual i kufijve do të kishte ndikim ekstrem negativ për stabilitetin e rajonit.

"Për Shtetet e Bashkuara kjo çështje është mbyllur me vetë faktin që e kemi njohur Kosovën në kufijtë aktual. Qëndrimin tonë ua kemi transmetuar disa herë bashkëbiseduesve në Beograd", ka thënë zyrtari nga administrata e presidentit Obama.

Ky reagim nga ëashingtoni vjen një ditë pasi kryeministri serb Ivica Daçiq ka deklaruar se ndarja e Kosovës është e vetmja zgjidhje e mundshme dhe reale.

Ngjashëm sikur SHBA në Bruksel kanë folur sot edhe autoritete të larta të Bashkimit Evropian.

Edhe Gjermania tashmë disa e ka bërë të qartë qëndrimin vet për Kosovën si vend me tërësinë aktuale territoriale si kushte për integrimin e Serbisë në BE. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)