14 Janar 2025

SHBA: Nuk ka krahasime midis Kosovës dhe Krimesë

Prishtinë, 14 mars - Përpjekja për krahasimin e Kosovës me Krimenë, duke e marrë precedentin e Kosovës, është një çështje që nuk ka pasur asnjë përkrahje në qarqet politike dhe analitike në Shtetet e Bashkuara, sepse, argumenti më bindës për këtë është pavarësia e Kosovës e bazuar në ligjin ndërkombëtar ndërkaq \'\'vetëvendosja e Krimesë\'\' shihet më tepër si një aneksim dhe grabitje nga ana e Rusisë.

\"Ka dallime themelore, ligjore dhe politike në mes të procesit të sanksionuar ndërkombtarisht i cili kulmoi me pavarësinë e Kosovës dhe grabitjes së territorit që Rusia po bënë në Krime,\" shkroi ditë më parë njohësi i politikës së jashtme, David Philips.

Derisa SHBA kanë qenë mbështetëse dhe promotore kryesore në Perëndim të pavarësisë së Kosovës, administrata amerikane është krejtësisht kundër shkëputjes së këtij rajoni të  Ukrainës. Presidenti Barak Obama deklaroi ditë më parë se një referendum që do të vendoste nëse Krimea do të ndahej dhe bëhej pjesë e Rusisë, është shkelje e së drejtës ndërkombëtare.

 Procesi me anë të të cilit Kosova arriti pavarësinë ishte një afirmim i rendit ndërkombëtar. Ajo që po bënë Rusia në Krime është një shkelje e normave ndërkombëtare,\" thotë Philips.

 Edhe gazeta The New York Times trajtoi pikërisht këtë temë duke nënvizuar se nuk mund të tërhiqej një paralele midis Krimesë me Kosovën, sepse \'trupat ruse kanë okupuar siujdhesën para se të mbahet referendumi.\'

\"Edhepse SHBA interevenuan ushtarakisht në Kosovë, këtë nuk e bënë për ta marrë Kosovën si një territor të saj,\" thekson gazeta dhe shton se \'Kremlini po mundohet të legjitimojë okupmin dhe grabitjen e tokës me një krahasim mashtrues me situatën në Kosovë.\'

\"Kjo është sikur (të krahasosh) mollat dhe protokaj\", thotë Benjamin Rhodes, zëvëndëskëshilltar i sigurisë kombëtare në administratën e presidentit Obama.  Edhe zyrtarë të tjerë të Shtëpisë së Bardhë kanë deklaruar se Kosova dhe Krimea nuk mund të krahasohen.  \"Serbia, sipas Washingtonit, me politikën e saj shtypëse kishte humbur çdo të drejtë të sundimit në Kosovë,\" ndërsa nuk është raportuar asnjë shypje apo dhunë e qeverisë ukrainase mbi popullin e Krimesë.

/rtk/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)